Rama deri dje mundohej ta mohonte, ndërsa tani u kërkon mbështetje liderëve të BE për drogën

Deri dje Rama mundohej ta mohonte të vërtetën në lidhje me kanabisin. Sa herë dikush e akuzonte për këtë çështje ai ngrinte gishtin duke e etiketuar si media kazani, gazetar të çmendur apo makineri balte.

Kliko per me shume info

Pavarësisht raporte të ndryshme ndërkombëtare si dhe raportimeve nga mediat e huaja, sërish Rama i qëndronte të versioniit të tij duke dalë kundër të gjithëve duke premtuar gjithashtu se fundi i viti 2017 do të jetë edhe fundit i çështjes së kanabisit, por përpos deklaratave të tij, tanelata të reja droge kapen shpesh e më shpesh.

Po ashtu Ramës i shpërtheu edhe skandali me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit iu përmend emri në një përgjim mes trafikatëve të drogës të bandës së Habiljat. Sikur të mos mjaftonte kjo, pak ditë më pas u gjetën në makinën e një biznesmeni edhe 863 mijë euro cash si dhe 2 patenta skafi të Saimir Tahirit. Për këtë të fundit Krimet e Rënda kërkua edhe arrest, duke ngritur dy akuza.

Në gjithë këtë tablo, duket se Ramës po i rrëshket situata nga duart. Në një intervistë të publikuar sot në Financial Times, kryeministri i Shqipëri shprehet se u shkruajti një letër liderëve të BE-së duke iu kërkuar ndihmë dhe mbështetje në lidhje me betejën me bosët e drogës. Jo pak herë shqiptarët janë cilësuar si kontrolluesit e tregjeve të drogës në disa vende europiane dhe Rama nga ana e tij, përpos mohimit dhe cilësimin si një histori suksesi, duket se po përpiqet ta kapërdijë atë çka ka thënë më herët, para se situata të dalë jashtë kontrollit.

“Të premten i dërgova një letër udhëheqësve të të gjithë 28 anëtarëve të Bashkimit Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me bosët e drogës. Ne e dimë se disa banojnë dhe po përparojnë edhe në kombin tuaj, duke përfituar nga droga ilegale, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera të paligjshme’ – thotë letra. Ne duam ndihmën tuaj dhe ofertën tonë në kthim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë. Shpresoj që qytetarët e të gjitha kombeve të BE do t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të qëndrojnë me ne. Kjo është një betejë për të gjithë dhe që duhet fituar.”, tha Rama për FT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here