Rama “zgjedh” deputetët e “Ligjeve”, ja për çfarë po diskutohet tani në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim paraditen e sotme, deputetët socialist të Komisionit të Ligjeve. “BalkanWeb” mëson se në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet për pikat e rëndit të ditës për seancën plenare të 30 nëntorit.

Në fokus të takimit, që ka nisur prej orës 8:30, është zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm, si dhe shkarkimi i kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Kliko per me shume info

Këtë të enjte, 23 nëntor, nuk do të ketë seancë plenare, pasi Kuvendi do të mblidhet më 30 nëntor për të diskutuar nen për nen buxhetin e vitit 2018. Duket se po gjatë kësaj seance, mazhoranca do t’i shkojë deri në fund iniciativës së nisur për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Burime për “BalkanWeb” thonë se po më 30 nëntor pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për shkarkimin e Klement Zgurit si anëtar i KQZ-së për shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe ligjit të Dekriminalizimit.

Pas kësaj do të shpallet vakanca për kryetar të KQZ dhe do të hapet gara për kryetarin e ri.

Pritet që konferencës t’i propozohet si pikë për rend dite të seancës së 30 nëntorit, pikërisht propozimi për shkarkimin e Klement Zgurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.