“Po nuk e mbrojti, e hëngri”, ish-ministri tregon pse Rama nuk shkarkon Çakon e Xhafajn

Politikë

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do te depozitoje kallezim penal per dekonspirimin e operacionit per kapjen e 3 ish zyrtareve te Policise Vlore. Lajmin e dha dje kryeministri Rama ne nje interviste televizive.

Por sot, ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, shkruan se “Rames nuk ia mban te shkarkoje as Çakon dhe as Xhafen”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Manjanit

Çorientim!

———-

Kryefjala e kriminalitetit dhe drogëzimit të vendit, paska marrë rolin e kallëzuesit!

Qesharak pa kufi!

Kallëzon “policinë që desh” dhe që është i detyruar ta mbrojë! Po nuk e mbrojti e hëngri!

Kallëzon Çakon, por nuk e shkarkon se nuk do! Madje edhe Xhafën, por sja mban ta shkarkojë!

Kryeministër pa kokë!

Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo!

Ndërkohë zyrtarët e rilindjes së tij, o rrinë në Shqipëri por në detyra publike, ose ikin nga Shqipëria kur nuk janë në detyrë!

Skanë shanc tjetër në fakt! Është mënyra e vetme për ti shpëtuar burgut!

Ndërkohë krye i pandehuri-kryefjalë, kur shfaqet si kallëzues, ngjan si bishti i gjelit në prapanicën e derrit.

(Ndjesë për gjelin dhe derrin që i përdora në njeriun e gabuar)…

ME TE LEXUARAT