Akuza personale, Rama i përmend Bashës kunatin, kreu i PD-së akuza për të vëllanë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë shkëmbyer akuza personale gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Fillimisht ka qenë Edi Rama që ka hedhur akuza ndaj Bashës dhe ka përmendur kunatin.

Kliko per me shume info

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PD-së, i cili e akuzoi Ramën se hoqi një ministër Financash se nuk i plotësoi dëshirën të vëllait.

Debati mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës:

Rama: Vëllai është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm. Por unë nuk vij këtu të bëj luftë me ju këtu si persona. Ju si persona jeni njerëz që përpiqeni, por këtu është çështje përcaktuese, pse jeni bashkë, ku doni të dilni së bashku.

Basha: Duke nisur nga vëllai i tij dhe anëtar i familjes, nuk më ka interesuar kurrë. Por kur një njeri ndërhyn që të rrisë TVSH-në dhe për një njeri që u hoq ministri i Financave para dy vjetësh, kjo është çështje e rëndësishme. Mos të na shesë dëngla këtu se nuk po i prek njeri familjen, por kur familjen e përdor për korrupsione korruptive…. Këtë e dinë dhe partnerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.