“Së shpejti”, Rama publikon foton në “FB” dhe jep lajmin e mirë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në “Facebook”, të një avioni që shkruan “Air Albania” dhe me mbishkrimin “Së shpejti”.

Shumë shpejt pritet që aeroportit të Rinasit ti shtohet një linjë ajrore shqiptare.

Kliko per me shume info

Për këtë gjë, Rama ka folur në maj të vitit 2017 në një konferencë për shtyp me përfaqësues të “Turkish Airlines”, ku tha se transporti ajror do të hyjë në një epokë të re.

Rama falenderoi presidentin turk Erdogan, që sipas tij po e mbështet projektin për një linjë të re shqiptare.

“Diskutuam për linjën e re shqiptare kuqezi dhe jemi në finalizimin e këtij projekti. Do t’i japim shqiptarëve një tjetër mundësi.” – tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here