Rakip Arapaj u kap me 5 ton drogë, u zhduk pas apelimit nga prokuroria

Kliko per me shume info

Shpallet në kërkim Rakip Arapaj. Ky i fundit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila kundërshtoi atë të Gjykatës së Shkallës së Parë, pas apelimit nga prokuroria është arratisur.

Shtetasi është shpallur në kërkim pasi është arratisur nga banesa ku ishte lënë me masë sigurie.
Rakip Arapajt është akuzuar si posedues të 5 ton kanabis në Llakatund të Vlorës.

Kliko per me shume info

Lirimi i Arapajt:
Fajin e kanë të vdekurit ose fqinjët. Kjo është ajo çfarë kupton nga ky vendim i Gjykatës së Vlorës, e cila ka liruar një të arrestuar për mbi 5 tonë drogë, tre muaj pasi policia sekuestroi në fshatin Llakatund një sasi rekord prej 15 tonë hashash.

Bëhet fjalë për Rakip Arapajn, 58 vjeç, i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milionë lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.
Por pronari i shtëpisë së braktisur është vëllai i të dyshuarit që ka ndërruar jetë prej kohësh e për këtë nuk dihet se si 5 tonë drogë u magazinuan , ja si e përshkruan Gjykata vendngjarjen:
“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë”.
Por nga ana e saj, Prokuroria këmbëngul se objekti banohej përderisa përveç 5200 kilogramëve hashash të depozituar, dy armëve kallashnikov dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi, janë sekuestruar edhe pesë filxhanë kafeje, tek të cilët nuk janë zbuluar gjurmë gishtash.
Prokuroria këmbëngul se është e pamundur të transportohej ngarkesa e konsiderueshme pa dijeninë e të dyshuarit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se afër shtëpisë së Arapajt ka edhe shtëpi të tjera.
“Nuk janë kryer nga ana e akuzës marrja e deklarimeve edhe për persona të tjerë që kanë banesat në të njëjtën afërsi”.
Më herët dy gjykata, ajo e Shkalles së Parë dhe të Apelit vlerësuan të ligjshëm arrestimin e 58-vjeçarit me argumentin se objekti i braktisur ka të njëjtin rrethim me banesën e të dyshuarit kryesor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.