Rai 3 zbarkon në Shqipëri, gazetarët zbulojnë fermë kanabisi në Durrës

Ekipi i xhirimit të emisionit ‘Estovest’ ka ardhur në Shqipëri për një reportazh në lidhje me trafikimin e drogës.

Ardhje e tyre konsiston pas publikimit të përgjimeve nga drejtësia Italiane të vëllezërve Habilaj në të cilat përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info

Në një prononcim për kamerën e tyre ish-kryeminsitri Berisha tha:

“Një gjë dua të nënvizoj për miqtë tanë italianë duhet të jenë të përgatitur sepse janë dhjetëra tonelata drogë në tunel.”

Ndërsa gazetari ka vijuar me kronikën ku duket se i jep të drejtë deklaratave të ish-kryeministrit Berisha.

“Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish kryeministri Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një ‘shpërthim’ të paprecedentë të marijunës me tonelata të sekuestruar në Itali. Marjuana, marijuana , nuk flitet për gjë tjetër në Shqipëri.

Në televizor dhe në gazeta shohim lajme për sekuestrimin e drogës së vëllezërve Habilaj , narko trafikantët e arrestuar nga prokuroria e Katanias, kushërinjtë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në baza të kërkesës së Prokurorisë është përjashtuar nga partia e tij, partia e kryeministrit Rama” tha gazetari gjatë kronikës së tij

.
Po ashtu në minutën 01:40 publikohen pamjet e një ferme kanabisi të cilën gazetari thotë se e kanë zbuluar në Durrës.
“Kjo është një fermë kanabisi në Durrës, të cilën mundëm ta filmonim vetëm më telefon” thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.