Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës mbajnë sot mbledhjen e përbashkët në Korçë

Politikë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Korçë. Në mbledhjen e katërt me radhë në axhendë do të jetë nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.

Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, por në Prishtinë, ndërkaq sot do të mblidhen në Korçë. Ndërkohë më 7 nëntor u zhvilluar mbledhja e dytë e grupit qeveritar të punës, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e axhendës së mbledhjes mes dy qeverive shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare e cila do të mbahet më 27 nëntor do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete

ME TE LEXUARAT