Qeveria i dha hotel me pesë yje pronarit të makinës ku u kapën 863 mijë eurot e Saimir Tahirit

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar sot ne Kuvend edhe nje detaj per lidhjet e pretenduara mes biznesmenit Orest Sota dhe qeverise, te cilit iu gjeten patentat e Saimir Tahirit ne makinen e tij.

Basha deklaroi sot se Lefter Sotës, babait të Orest Sotës (personi që u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit) i është dhënë leje nga Rama të ndërtojë një hotel me 5 yje në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Kliko per me shume info

“Shqiptarët nuk janë budallenj, budallenj do ishin po të besonin se ajo që i ka ndodhur Saimir Tahirit është rastësi, që shet makinën e nuk jep dokumentat është rastësi, që kriminelët e përflasin kot është rastësi, që nuk është ky Saimir por është tjetër, që merr 5 milion në muaj por i duhen 20 milionë për fushatë është rastësi.

Budallenj do të ishin po të besonin se është rastësi që ky ka patentë skafisti, jo 1 po 2 ,rastësi është që patenta i gjendet bashkë me 863 mijë euro në makinën e një biznesmeni që ka fituar tenderin e komisariatit të kombinatit, në makinën e një biznesmeni tjetër që po ndërton një hotel me 5 yje tek Selvia pasi ka marrë lulishten afër policisë Bashkiake”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.