Qëllohet me thikë studenti shqiptar në Itali

Mediat italiane (Gazzeta di Modena)  raportojë për një plagosje të një studenti shqiptar 19 vjecar nga dy refugjatë me origjinë nga Azia dhe Europa Lindore. Sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se shqiptari i kishte kërkuar dy personave në fjalë, me të cilët udhëtonte në të njëjtin urban,  të ulnin volumin e muzikës së lartë.  Dy autorët e sulmit kanë kundërshtar shqiptarin dhe pas daljes nga autobuzi e kanë ndjekur atë dhe e kanë sulmuar duke e goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobuzi pranë zonës së Modenas .  Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe 19 vjecari është transportuar për në spital. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Kliko per me shume info

Policia po punon për kapjen e autoëve të cilët janë shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.