Putin uron Metën për Pavarësinë/ “Synojmë përparim në marrëdhëniet me Shqipërinë”

Pas mesazheve nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, ai gjerman dhe liderë të tjerë botërorë, për festën e Pavarësisë, në drejtim të Presidentit Ilir Meta ka ardhur edhe urimi nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“I nderuar zoti President,

Kliko per me shume info

Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Presidentit rus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.