Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin social “Twitter” (@realdonaldtrump), ishte çaktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili ishte çaktivizuar për 11 minuta e pastaj është funksionalizuar përsëri, ka njoftuar rrjeti social “Twitter”.
Ata që kanë hyrë në faqen e zotit Trump për një periudhë të shkurtër e kanë parë vetëm mesazhim “shprehim keqardhje, por kjo faqe nuk ekziston”.
Kompania tha se po zhvillohen hetime të brendshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë “që kjo të mos ndodhë përsëri”.
Presidenti Trump është aktiv në rrjetin social “Twitter”, ku ka 41.7 milionë ndjekës.