Publikohen shënimët e Enver Hoxhës, kujdesi për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

1980/Shënimet e diktatorit për oborrin e fshatarit, bagëtitë dhe pulat

Më 8.3.1980 kryesia e Këshillit të Ministrave, paraqiti një studim për çështjen e tufëzimit dhe shkurtimit të oborrit kooperativist. Ky material do paraqitej në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 22.4.1980.

Kliko per me shume info

Nga frika e tufëzimit, fshatarët kishin therur 525 mijë bagëti të imëta. Diktatori ka shënuar porisitë e tij në këtë material.

LEXO EDHE:  'Një skandal i madh do të shpërthejë, ja kush fshihet pas aleancës së ‘Bijëve të k...’

Të habit fakti se me çfarë merreshin këta njerëz për t’i bërë keq këtij populli. Enver Hoxha, pasi lexon propozimet, më 14.4.1980 dhe vendos këtë shënim:

a-Për oborrin kooperativist.
Ndarjes së oborrit kooperativist duhet t’i caktojmë një kufi: babai ta ndajë kopshtin vetëm me djalin e parë. Djemtë e tjerë nuk do të kenë tokë, do të jenë kooperativistë pa oborr. Pastaj kur babai do të vdesë, toka e tij i kalon kooperativës, kështu ikën ½ e oborrit e kur të vdesë edhe djali i parë, oborri likuidohet.
b-Bagëtia.
Bagëtia shkon bashkë me tokën, ndryshe ajo s’ka ku kullot. Prandaj kurora e parë e fëmijëve djem, të marrë nga babai edhe 10 kokë bagëti. Djemtë e tjerë që nuk do të kenë tokë, t’u lejojë statuti të blejnë 5 (jo 10) kokë dele dhe t’i tufëzojnë ato. (Në malësi që tani u kemi lënë më shumë dele dhe 1 lopë, të veprojmë me mënyra të tjera, por të ndiqet e njëjta rrugë si edhe në fshat.
Pulat dhe shpendët të qëndrojnë sikurse është paraqitur në materialin që po shqyrtojmë./Kastriot Dervishi

LEXO EDHE:  Xhaxhai i Arditit kërcënon me jetë Veliajn: Do mbjell unë pemë mbi ty

 

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here