Publikohen përgjimet e Habilajve që zbuluan lidhjet me drejtuesit e policisë

Emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim kanë dalë në dritë nga përgjimet e grupit të Habilajve.

Taulant Haxhirajt, i cili menaxhonte parcelat me 24 ton kanabis të Habilajve të zbuluara në Tetor 2016 në Treblovë u thoshte shpesh bashkëpunëtorëve të tij shprehjen “Kjo punë bëhet me shtet”. Pas këtyre sinjaleve, hetuesit e Krimeve të Renda forcuan dyshimet se kultivimi e trafikimi i drogës nga Vlora drejt Italisë realizohej me mbështetjen e strukturave policore.

Kliko per me shume info

Nga thellimi i hetimeve rezultoi se 3 ish-zyrtaret e lartë të Policisë së Vlorës dilnin të përfshirë si bashkëpunëtorë me grupin kriminal të Habilajve.

Taulant Haxhiraj, një prej të arrestuarve në vitin 2016 gjatë një operacioni në Treblovë, pritet të ripyetet nga Prokuroria lidhur me këtë hetim.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, si edhe dy kolegët e tij, Gjergj Kohila e Sokol Bode, tashmë janë në kërkim, pasi efektivët e SHÇBA nuk gjetën vendndodhjen për arrestimin e tyre. Ndaj tre ish-zyrtarëve kanë dalë edhe urdhrat e arrestit të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Burime nga grupi hetimor shprehen se lista e zyrtarëve policorë mund të zgjatet edhe më tej, citon klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.