Arrestimi i biznesmenit në Elbasan, publikohen patentat e Saimir Tahirit (Foto)

Të tjera informacione të dyshimta rreth ish- ministrit, Saimir Tahiri.

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione. Lapsi.al publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info

Burime të Lapsi.al thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë.

LEXO EDHE:  Bingo e policisë greke, autbusi i Tiranë-Athinë kapet me 1 kg kokainë

Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.
Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton që sjell Lapsi.al janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.

LEXO EDHE:  Shpërthimi me tritol në Fier, policia nxjerr detaje të reja

Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota? Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

LEXO EDHE:  Video e re shokuese, momenti kur i riu del nga makina që sapo ka shpërthyer në Fier

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here