Pse plagët që marrim ditës shërohen dy herë më shpejt?

​Plagët që marrim gjatë ditës shërohen 60 për qind më shpejt se ato që ndodhin gjatë natës, sipas shkencëtarëve nga Cambridge.
Qelizat e lëkurës rinovohen më shpejt nga lëndimet ose djegiet nëse ndodhin gjatë ditës, tregon një studim.
Ora jonë e brendshme rregullon pothuajse çdo qelizë në trupin e njeriut, në të njëjtën kohë rregullon shumë procese që ndodhin gjatë 24-orëve, ndër të tjera, gjumin, sekretimin e hormoneve dhe të metabolizmit.
Këto teste laboratorike kanë treguar se gjatë një ore biologjike, plagët në lëkurë shërohen dy herë më shpejt se kur ato shkaktohen natën.
Djegiet që ndodhin gjatë natës, prej orës 20.00 e deri në 08:00 të mëngjesit, iu nevojiten 60 për qind më shumë kohë për t’u shëruar se sa ato që shkaktohen në periudhën e përditshme, nga ora tetë e mëngjesit deri në orën 20.00.
Gjithashtu, rreth 95 për qind e plagëve shërohen pas 28 ditësh, derisa lëndimet e shkaktuara gjatë ditës shërohen mesatarisht për 17 ditë.
Aktiviteti i shtuar në brendi të qelizave është rezultat i aktivitetit të fortë të proteinave dhe më shumë kolagjen, proteina kryesore strukturore në lëkurë, e cila vazhdon të depozitohet në vendin e lëndimit dy javë pas krijimit të plagës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here