PS zyrtarizon nismën për të shkarkuar kreun e KQZ

Kliko per me shume info

Partia Socialiste zyrtarizoi kërkesën për shkarkimin e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, duke ia paraqitur atë kreut të Kuvendit.

Sipas mazhorancës, Zguri shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos shqyrtuar kërkesën e prokurorisë lidhur me kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj, që preket nga ky ligj për një dënim nga një gjykatë italiane për vjedhje.

Kliko per me shume info

Sipas socialistëve, edhe pse Zguri erdhi në krye të KQZ-së si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe e drejtoi këtë institucion si njeri partiak.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here