PS mbyll zgjedhjet për organizatat socialiste/ Rama urdhëron largimin e krerëve të degëve

Disa ditë më parë Partia Socialiste ngriti një grup pune i cili kishte për qëllim analizimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, për të parë rezultatin e PS në zgjedhjet e 2017 krahasuar me ato të 2013.

Kliko per me shume info

Nga mbyllja e analizës rezutoi se Partia Socialiste ka pasur rënie në zgjedhjet e 25 qershorit, çka bëri që për disa nga krerët e degëve ku PS ka më tepër rënie të merrej vendim drastik, pra largimi i tyre nga posti.

Por kjo kërkesë e kryeministrit Edi Rama hasi në rezistencë, pasi krerët ende vazhdojnë punën e tyre ndërsa ata që u janë bindur urdhrit të tij, mbetën vetëm punonjësit e administratës.

Kujtojmë këtu se Partia Socialiste ka mbyllur zgjedhjet për plot 1480 organizata socialiste, ndërsa se si do të vijojë ky proces më tej mbetet për tu ndjekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.