PS i vërsulet Adriatik Llallës: Prokuroria po bën pazar me dosjen “CEZ”

Partia Socialiste ripërsëriti qëndrimin ndaj Prokurorisë në lidhje me hetimet për dosjen “CEZ”. Ulsi Manja doli nga Kryesia e Kuvendit në një deklaratë për mediat.

“Prokuroria po pëpiqet të mbyllë një prej dosjeve të korrupsionit më të mëdha, atë të CEZ. Kush ua ka dhënë të drejtën këtyre prokurorëve që të sillen me drejtësinë si tregtarë pazari? Që të sillen me drejtësinë për të sulmuar dhe mbrojtur në emër të interesave politike dhe korruptivë?”, tha Manja.

LEXO EDHE:  Negociatat, Krichbaum: S’është koha për Shqipërinë! Problem, korrupsioni dhe krimi
Kliko per me shume info

Sipas Manjës, me dosjen “CEZ” po bëhet pazar mes politikës dhe prokurorisë. “Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg dhe gjithë Tirana e di. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë. Po provon një kalbëzim të tmerrshëm të sistemit”, tha Manja.

Deputeti socialist deklaroi se bërja e drejtësisë për çështjen CEZ nuk do të ndalet, ndërsa u bëri thirrje prokurorëve, sipas tij, të ndershëm të sistemit.

“Të presin me qetësi vettingun, sepse ora për t’u ndarë i njomi nga i thati brenda sistemit të prokurorisë ka ardhur”, u shpreh Manja.

LEXO EDHE:  Direkt pas takimit me Ramën, Charles Michel mbërrin në Presidencë

Një ditë më parë ishte Taulant Balla ai që akuzoi Prokurorinë se po mbyllte dosjen pa kryer asnjë hetim.
“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, skandalin CEZ, pa kryer asnjë hetim minimal, pa marre në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë prej gjetjeve të raportit. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikes dhe e padrejtësisë”, shprehet Taulant Balla.

LEXO EDHE:  Korrupsion edhe në Këshillin e Evropës?! Fonde të dyshimta, pagesa të dyshimta

Ai thotë se Prokuroria ka neglizhuar një dokument që ka brenda tij emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PS, Prokuroria u ngrit brenda një dite për të arrestuar një deputet, ndërsa për këtë çështje po sillen me drejtësinë si tregtarë qeniesh të gjalla, duke trajtuar njëkohësisht popullin shqiptar si “mish për top”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here