Protestat në Izrael/ Arrestohen 35 manifestues ultra-ortodoksë

Policia izraelite njoftoi se kishte arrestuar 35 manifestues në Jerusalem gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe qindra hebrenjve ultra-ortodoksë, të cilët protestonin kundër shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

“Dhjetëra persona që po pengonin qarkullimin janë arrestuar, disa kanë përdorur dhunë kundër forcave të sigurisë”, theksoi policia në një komunikatë.

Kliko per me shume info

Në muajin shtator, Gjykata e Lartë anuloi një tekst legjislativ duke përjashtuar studentët e shkollave talmudike nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por e pezulloi këtë vendim për një vit.

Ky afat do t’i mundësonte qeverisë së Benjamin Netanyahut, për të cilin mbështetja ultra-ortodokse është kryesore, vendosjen e ligjit të ri.

Shërbimi ushtarak i ultra-ortodoksëve është bërë çështje debati në Izrael dhe ka qenë vazhdimisht origjina e përplasjeve mes anëtarëve të këtij komuniteti, (rreth 10 për qind e popullsisë izraelite) dhe policisëm shrkuan ATA.

Manifestimet e fundit janë bërë me iniciativë të një pjese radikale nga ultra-ortodoksit, drejtuesit e të cilëve ndalojnë nxënësit e tyre të depozitojnë një kërkesë për përjashtim nga shërbimi ushtarak për të mos i njohur instancat e shtetit hebre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.