Rrëfimi i një prostitute ka tronditur opinionin publik, teksa ka deklaruar se një nga klientët e saj ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lalal për emisionin “Studio e Hapur”, vajza ka treguar (duke ruajtur anonimatin e plotë) se një nga rastet ka qenë edhe kur për klient ka patur një deputet.
Ajo ka treguar se vetëm përn një orë është shpërblyer me 100 euro.
E pyetur nëse ishte e sigurt se kishte të bënte me një politikan, vajza është shprehur me bindje se personin në fjalë e kishte parë në televizior dhe emsione politike.
Po ashtu, prostitute ka treguar se punon në mënyrë intensive gjatë 24 orëve, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet kur është dhunuar. Një rast i tillë ka qenë kur është dhunuar nga një biznesmen.
“Nuk ja them emrin, më rrahi keq fare, për arsyet e veta. Për qejfin e vet. Më nxiu keq fare”, u shpreh vajza, e cila tregon se brenda një dite shkon me 10 deri në 15 klientë.