Goditet banda e prostitucionit në Lezhë, shfrytëzuan prostitutë 16-vjecaren

Aktualitet

Tre persona u arrestuan ndersa nje tjeter u shpall ne kerkim me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit ne Lezhe. Te pandehurit akuzohen se kane shfrytezuar si prostitute, mes te tjerash edhe nje vajze 16-vjecare.

Lajmi u be me dije nga policia e cila tha se Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar , nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë

- Islam K, 26 vjeç , banues në Krujë

- Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë

Sic ben me dije policia, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.

Te dyshuarit akuzohen se kane kryer veprat penale " Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura", parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve Kujtim C e Islam K dhe "Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gjoke Gj.

Pas hetimeve te para, mesohet se materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT