Propozimi i guvernatorit të Pulias: Bashkë me naftën, në Itali të kalojë edhe uji

“Uji dhe gazi të vrapojnë së bashku në fund të detit përgjatë rrugës Shqipëri-Puglia”, ky ka qenë propozimi i guvernatorit të Pulias, Michele Emiliano gjatë ndërhyrjes së tij në Caserta në konferencën “Nga qymyri në Paris”, shkruan Corriere del Mezzogiorno.

Mes të tjerave guverantori flet dhe për takimin që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me Tony Blair.

Kliko per me shume info

Takimi me Ramën dhe Blair:

Një tub që mbart ujë dhe shkon pranë gazsjellësit që do të ketë daljen në Salento për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë mungesën e ujit në Pulje dhe Kampania. Kjo është në përmbledhje të propozimit të guvernatorit.

“Pak ditë më parë,” thotë Emiliano “kam qenë në Shqipëri ku takova Edi Ramën. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Tony Blair, të cilin gjithashtu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento, dhe prandaj i bëra një propozim kryeministrit shqiptar.

Pse të mos bëhej një tub që shkon bashkë me atë të gazit dhe të sjellë ujë nga Shqipëria, vend i cili e ka me bollëk dhe ne na duhet në Salento? A nuk është ky një kompensim mjedisor?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here