Arrestohet pronari i lokalit të dasmave në Durrës, “gabimi” që e çoi në pranga

Kliko per me shume info

Arrestohen dy abonentë që vidhnin energjinë elektrike në qytetin e Durrësit, njëri prej tyre pronar i një lokali dasmash.

Kallëzimin për ta në polici e ka bërë Task Forca e OSHEE, në qytetin e Durrësit në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë në terren.

Kliko per me shume info

Në pranga ranë pronari i lokalit të dasmave, biznesmeni Hajri K., të cilit iu konstatua një lidhje e paligjshme energjie dhe një tjetër abonent familjar, shtetasi Muhamed S., që kishte një debi prej 9 milionë lekësh, dhe gjatë procedurave për prerje të energjisë, u konstatua se ai përdorte një linjë të dytë furnizimi, jashtë matjes.

Deri më tani, nga OSHEE, Rajoni Durrës janë proceduar në polici rreth 50 abonentë, nga kontrollet e dy muajve te fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.