Arrestohet pronari i lokalit ne Elbasan, u kap me kokainë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar pasi në lokalin e tij është gjetur dhe sekuestruar 11 gr kokainë dhe një peshore elektronike.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se i arrestuari është Arzen Dehari, 46-vjeç, banues në Elbasan.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Loto Sporti”, janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike. Lënda narkotike dhe peshorja elektronike janë sekuestruar në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.