Pronarët e qenve kanë më shumë gjasa për të jetuar më gjatë

Soft

Është e ditur se qentë janë miku më i mirë i njeriut dhe tani hulumtimet tregojnë se ata janë të mirë edhe për shëndetin tonë. Sipas hulumtimeve të reja nga një ekip shkencëtarësh në Suedi, njerëzit që posedojnë qen kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke studiuar më shumë se 3.4 milionë njerëz që nuk kishin sëmundje të zemrës gjatë një periudhe prej 12 vitesh, ekipi zbuloi se ata me qen kishin një rrezik të mahnitshëm prej 20 për qind më të vogël për të vdekur në krahasim me ata që nuk kishin një qenush.

Dhe nëse do të ishit një pronar i qenit i cili jetonte vetëm, je një nga ata me fat me një rrezik 33 për qind më të ulët të vdekjes dhe një rrezik prej 8 për qind më të ulët për të marrë sëmundje kardiovaskulare.

Studimi, i botuar në revistën shkencore Scinetific Reports, fokusohet në sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë vrasësi kryesor në botë.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se pronarët e qenve kanë më shumë gjasa të jenë fizikisht aktivë dhe do të kenë presion të ulët të gjakut.

ME TE LEXUARAT