Çështja Tahiri-Habilaj/ Ja veprimi i fundit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Aktualitet

Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shtysë nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme.

ME TE LEXUARAT