Prokuroria bën goditjen e radhës, nis hetimet ndaj Qazim Sejdinit dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Elbasanit njoftohet se ka nisur një hetim kryesisht për pastrim parash, por ka emra konkretë, ndërkohe që nisur nga informacionet edhe nga qytetarët ka nisur një proces verifikimi mbi të gjitha familjet me biznese të ndryshme në këtë qytet dhe që kohët e fundit janë përmendur publikisht për përfshirje në ngjarje kriminale.

Bazuar ne akuzat e bëra nga media dhe informacionet në rrugë të ndryshme, edhe nga qytetarët, porokuroria ka listuar 66 persona, për të cilët po verifikon pasurinë e tyre.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit tregojnë se bëhet fjalë për verifikim të pasurive dhe nëse gjenden prova për pastrim të produktit të veprës penale, atëherë mbi ta do të fillojë ndjekja penale.

Në listën me 66 persona, ku përfshihen të gjitha familjet që kontrollojnë bizneset kryesore në këtë qytet, janë emrat e të të dy dhëndurëve të kryebashkiakut Qazim Sejdini, vajzës së tij, pjesëtarët e familjes Çela, por edhe shumë të tjerë.
Prokuroria kërkon prej Zyrës së Tatimeve, por edhe zyrave të tjera shtetërore informacione për pasuritë, pronat e regjistruara në emrin e tyre, bizneset, të ardhurat, taksat e paguara dhe detyrimet shtetërore.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina nuk pranoi të bënte komente në lidhje me hetimin, por konfirmoi hetimin që daton më 27 tetor të këtij viti, që nisi pas ngjarjeve të rënda të ndodhur në fillim të muajit të shkuar, kur një Audi goditi automjetin e policisë në një postbllok.

1 COMMENT

  1. Nga kushe do goditet k/mafiozi i elbasanit e familja e tije,nga kta prokurore e gjyqtare qe i japin cmimin sa euro te paguaj kesh i akuzuari ,dhe ceshtja mbyllet.Vaje medet per shtetin e edvin kristaqit,kta mafioz nuke u goditen nga porosia e plakut,kure i dorzoje pushtetin edvinit.Prandaj jane prradha te zakonshme pa vlere,jane te pa besueshem:Vetem per nji gje habiten shqiptaret,ku shkuan ambasadort,luja e vllahutin,edhe kta u c/fryne si nji tollumbac.Vetem te kta ambasador shqiptaret paten nji shprese edhe kjo shprese mbaroi,pse ????????????????????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.