Prokuroria: Operacioni u dekonspirua, policët ishin në Tiranë kur firmosëm arrestet

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë dyshim që operacioni për ndalimin e tre ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, të dyshuar si të implikuar në trafikun e narkotikëve me organizatën e Habilajve është dekonspiruar.

Këtë bindje ata e mbështesin me faktin se në momentin kur janë marrë vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, në datë 21 nëntor, për ndalimin e tyre, Prokuroria kishte informacion të sigurtë që ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-shefi i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefi i Postës Policore të Radhimës, Sokol Bode ndodheshin në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, burime nga institucioni i akuzës thonë se diheshin edhe zonat ku ata qëndronin, ndërsa nga ora 10;30 e paradites së të mërkurës e në vazhdim, asnjë prej tyre nuk u gjet në zonat ku ishin parë një ditë para se të lëshoheshin urdhër-arrestet.

Në lidhje me këtë rast ka nisur hetimet edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për përjashtimin e tre efektivëve të kërkuar nga radhët e policisë, duke i hapur rrugë shpalljes së tyre në kërkim ndërkombëtar.

Pritet që Ministria e Brendshme të depozitojë edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë lokale të Vlorës.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikimin e hashashit drejt Italisë./tch

ME TE LEXUARAT