Projekti 1 mld € i qeverisë, Kadiu: Kërkoj verifikimin e burimit të parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka ngritur disa shqetësime në lidhje projektbuxhetin e vitit 2018 gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Kliko per me shume info

Kadiu i drejtoi disa pyetje Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili ishte i ftuar për të dhënë opinionin e BSH-së për projektbuxhetin.

Duke marrë fjalën në mbledhjes, deputetja e opozitës u shpreh se duke konsideruar qëllimin primar të Bankës së Shqipërisë që është suportimi i nivelit të çmimeve dhe stabiliteti i tyre, shqetësimi i parë që të lind lidhet me normën e inflacionit, por sigurisht jo duke e konsideruar atë si një problem apo si një qëllim në vetvete.

LEXO EDHE:  “Kthehuni, dhe përballuni me drejtësinë”, Tahiri i bën thirrje ish-shefave të Policisë në arrati

“Unë dua të di nëse përveç 3 instrumenteve që njihen tashmë që duhen për të ndikuar në normën e inflacionit që janë: furnizimi me likuiditet, ulja e normës së interesit, apo përdorimi i politikave të informimit a parashikon Banka e Shqipërisë politika të tjera që mund të ndërhyjnë në nivelin dhe normën e inflacionit”, tha Kadiu, e cila i drejtoi edhe një pyetje direkte Guvernatorit lidhur me verifikimin e burimit të parave që do të përdorë qeveria për projektin e famshëm prej 1 miliard eurosh.

“A parashikon Banka e Shqipërisë masa të cilat do të parandalojnë hyrjen e parave të drogës, të pista, mund t’i quajmë si të doni ju, ose e thënë ndryshe a është në gjendje BSH që të njihet me burimin e këtyre parave që i përkasin projektit 1 miliard eurosh në buxhetin e shtetit shqiptar?”, – ishte pyetja që Kadiu i drejtoi Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Sejko, i cili pranoi se banka nuk është në gjendje të verifikojë burimin e këtyre parave.

LEXO EDHE:  Qeveria në Fier, Rama: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, 80 u larguan

“Në këto kushte ne nuk jemi në gjende, sepse qeveria e ka bërë publike listën e projekteve. Ne si bankë e këshillojmë qeverinë për ruajtjen e parametrave kryesore makroekonomike, që janë mosrritja e borxhit, ruajtjen e konsolidimit fiskal, përputhjen e politikës monetare me politikën fiskale. Këto janë parametrat kryesorë që ne synojmë. Shqipëria ka nevojë për investime, duhet të përshpejtojmë rritjen ekonomike dhe këto projekte duhet të jenë të mirëmenduar, të mirëstudiuara”, tha Sejko.

LEXO EDHE:  Ministrja e Drejtësisë: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për institucionet e Vettingut

Deputetja e PD-së theksoi se duke parë zhvillimet e fundit të Shqipërisë, deklaratat e kryeministrit, apo aferat e fundit korruptive që ndodhin brenda qeverisë shqiptare, Banka e Shqipërisë duhet të propozojë sugjerime konkrete për këtë buxhet që kjo qeveri të marrë masa të tjera pikërisht për të parandaluar efektet negative të këtyre elementeve që kanë të bëjnë me stabilitetin ekonomik të vendit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here