Projektbuxheti 2018/ Mekanizëm për pastrim parash

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp mesditën e sotme ka akuzuar Kryeministrin Rama se me projektbuxhetin e paraqitur për vitin 2018 synon të pastrojë paratë e fituara nga kanabisi dhe dekurajojë investimet e huaja.

“Projektbuxheti i vitit 2018 është një mekanizëm për pastrim parash dhe nuk afron vendin me investitorët e huaj. Ai ka probleme madhore dhe do të rëndojë më tej mbi xhepin e qytëtareve.”- u shpreh Vasili.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera, Vasili shtoi se “Vendosja e TVSH për biznesin e vogël favorizon oligarkët dhe rreziqet që e presin ekonominë shqiptare janë të pallogaritshme.”

Sipas kreut të grupit të LSI, qeveria e Ramës është kthyer në një pastruese parash për kriminelët dhe klientët e saj, duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë.

“Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcyeshme situatën, është roli që merr qeveria për taksat, ku qeveria hyn në konflikt me kushtetutën e vendit, zhvesh parlamentin nga kompetencat, dhe i jep vetes të drejtat për t’i lehtësuar punën klientëve të pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit.

Gjithashtu vihet re që risqet në ekonomi janë të larta. Qeveria nuk tregon asnjë burim financimi, se ky sistem taksash nuk është fare favorizues për biznesin e huaj. Nuk ka aspak investime. Ka ristabilizim të favoreve që qeveria do t’i bëjë klientëve,” tha Vasili

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here