Princi i Libofshës i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë

Showbiz

Princi Jarl Alexandre de Basseville i cili prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë, rezulton i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë në Los Angeles të SHBA-së. Madje atij i është ndaluar hyrja përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky fakt është i pasqyruar gjerësisht edhe në media botërore presigjoze, siç është për shembull gazeta franceze Le Parisien. Një natë më parë Jarl Alexandre de Basseville ishte i ftuar në TV Klan te emisioni ‘Zonë e Lirë’, ku foli për projektin e tij për krijimin e Principatës së Libofshës. Këtë çështje ai e debatoi me gazetarin Artur Zheji.

Në Libohofshë të Fierit, Jarl Alexandre de Basseville jeton me dy gra në një marrëdhënie treshe. Një prej tyre është Miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe një femër tjetër e panjohur për publikun. Ndërkohë siç raportohet në media të tjera ndërkombëtare Jarl Ale de Basseville, figuron i martuar edhe me mbesën e aktorit të njohur Carli Caplin.

Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Jarl Alexandre de Basseville nuk është i njohur vetëm për idenë e tij të ‘çmendur’ për krijimin e Principatës së Libofshës, por edhe si fotografi që shkrepi fotot e para nudo të asaj që sot është zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump.

ME TE LEXUARAT