Varte prezervativë te dera e këngëtares Eli Fara, 22-vjeçari përfundon në spital

Kliko per me shume info

Këngëtarja e famshme Eli Fara ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti. Një i ri 22-vjeçar e ka përndjekur, duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj.

Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qenë një parukiere që është përndjekur nga i njëjti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetasin Gentian H, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme shkruan Panorama.

22-vjecari ka përfunduar në spital pasi Gjykata e Tiranës, vendosi të caktojë masën “mjekim i detyruar spitalor” për të riun. Kjo për shkak se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera pasi ka qenë i pandërgjegjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.