Presidenti i Filipineve: Kam vrarë dikë kur isha 16-vjeç

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është treguar mjaft i sinqertë kur ka shtuar në listën e gjatë të deklaratave të tij shokuese se ka vrarë një person në moshën 16-vjeçare.

Duterte i cili deklaronte për ish presidentin e SHBA-ve, Barack Obama (kritik i tij) se është “i zi dhe arrogant”, u tha udhëheqësve rajonalë në qytetin vietnamez qendror të Da Nang, se ai kishte therur dikë. Duke iu referuar kritikave të të drejtave të njeriut për politikat e tij, Duterte tha se nuk kishte frikë të shkonte në burg.

Kliko per me shume info

“Burg? Kur isha adoleshent burgu ishte shtëpia ime e dytë”, tha ai.

“Isha shpesh pjesë e zënkave kur isha i ri, në moshën 16 vjeçare kam vrarë dikë, gjatë një përleshjeje me thika, thjesht sepse pamë njëri-tjetrin”, shtoi ai, duke shkaktuar të qeshura nga audienca.

Zëdhënësi i Duterte, Harry Roque, tha për CNN në një tekst: “Unë mendoj se ishte një shaka. Presidenti përdor gjuhën e përditshme kur është me filipinasit që ndodhen jashtë shtetit”.

Duterte do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili mbërriti në Vietnam të premten për takimin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here