Prefektja e re në Tiranë, Suzana Jahollari kolonelja e parë në historinë e FA

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama këtë pasdite emëroi 12 prefektët e rinj, ku ajo që spikati ishte emri i një femre të vetme mes 12 drejtuesve të lartë.

Prefektura e Tiranës do të drejtohet nga një femër, sipas kryeministrit, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Suzana Jahollari.

Kliko per me shume info

Me kualifikime në Holandë dhe SHBA dhe e aktivizuar në forume të NATO-s, Jahollari vjen tashmë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.

“Për ta mbyllur me prefektin e Tiranës, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, komandante e Akademisë së Nënoficerëve Tomson, drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikime në Holandë dhe në SHBA. E aktivizuar në forume të NATO-s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera”, tha Rama gjatë prezantimit të prefektëve.
Në një intervistë televizive dhënë pak vite më parë, Suzana Jahollari tregonte sfidat e jetës, dhe si arriti jote të ishte femra e parë kolonele në FA. Jahollari tha se jeta është një dramë dhe duhet ambicie për ta jetuar atë, dhe se jeta nuk ka qenë e lehtë dhe për të.
“Jeta është dramë, është tragjedi. Kam pasur ambicie që ta jetoj jetën, si një sfidë dhe përpjekje shumë e madhe. Nuk do doja të siha femra e parë kolonele. Vështirësitë e mëdha që m’u deshën për të arritur këtu, askush nuk të jep asgjë gratis, por përpjekjet ishin të shumta. M’u deshën dhe dy vjet të bëja padi për të fituar gradën. U lodha, por ka shërbyer, sot ka grada të tjera. Të jesh femër në FA është e vështirë, sepse historikisht është domeni i burrave, pasi FA është e specializuar për dhunë, për forcën, është një punë e vështirë për femrat”, thoshte Suzana.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.