Pr.buxheti 2018/ “Si do riciklohen parate e droges permes hotelerise”

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka thënë se me pr.buxhetin e vitit 2018 do të rriten investimet dhe ekonomia e vendit. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Bushati tha se futja e TVSH-së për biznesin e vogël bëhet për të ulur informalitetin dhe për të formalizuar ekonominë.

“Buxheti i vitit 2018 është një progresion normal dhe më në fund po flasim për një trend rritës për ekonominë. Unë nuk pres që minoranca të bashkohet me buxhetin se do ishte vetëvrasje poltike. Buxheti 2018 është si një vizitë tek një doktor, ku mjeku përcakton parametrat kryesore të pacientit. Buxheti është gjendja e ekonomisë shqiptare. Gjithashtu me ketë buxhet orientohen edhe investimet. Shqipëria ka parametra të mira ekonomike dhe nuk është premtim bosh. Ka një progresion normal dhe futja e TVSH bëhet për të ulur informalitetin dhe për të formalizuar ekonominë. Nuk bëhet për rritje taksash, apo për t’i bërë presion biznesit të vogël. Bizneset do përfitojnë nga kjo konkurrencë e ndershme”- tha Ervin Bushati.

Kliko per me shume info

Ndërkohë deputeti i PD, Edmond Spaho u shpreh se me këtë pr.buxhet fillon faza e pastrimit dhe riciklimit të parave nga droga.

“Nëse vendi deri më tani ka shkuar drejt kanabizimit, tani po kalojmë në fazën e pastrimit të parave të mbledhura nga kanabisi. Kur jemi në situata të tilla orientimi i parave shkon drejt industrisë së hotelerisë dhe ndërtimit. Të gjitha vendet që kanë rënë pre e drogës kanë rënë pre e pastrimit të parave. Paraja e akumuluar nga kanabisi futet lehtësisht në kanalet zyrtare. Me ketë buxhet fillon faza e pastrimit dhe riciklimit të parave nga droga”- tha deputeti i PD, Edmond Spaho.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here