Prangoset princi miliarder që erdhi me jahtin luksoz në Durrës

Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, vizitoi qytetin e Durresit me jahtin e tij super luksoz me 25 gusht te ketij viti.

Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.

LEXO EDHE:  Skandal/ Mësuesja rreh me shkop fëmijët. “Zhulsa, qafë pa larë”…
Kliko per me shume info

Por Arabia Saudite njoftoi arrestimin mbreme te investitorit të shquar miliarder,, Princit Alwaleed bin Talal. Ne valen e arrestimeve jane vene edhe të paktën 10 princa të tjerë, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra.

Njoftimi i arrestimeve është bërë ne Al Arabiya, rrjetin satelitor në pronësi të Arabisë Saudite. NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.

LEXO EDHE:  Burrë e grua të dënuar, por marrin rrogën nga Bashkia e Vangjush Dakos

Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here