EMRI/ Bie në pranga i shumëkërkuari në Durrës, ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg

Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

Kliko per me shume info

Ky shtetas rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “trafikim i narkotikëve” shkruan LajmiFundit.al.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale” Trafikimi I narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë parashikuar në nenin 283/a / 2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

/LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.