Bien në pranga dy shkodranët, ja çfarë u gjeti Policia në makinën “Audi”

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bahçallëku”, ku ka arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Denis Shema, 34 vjeç dhe Romina M. 26 vjeçe, të dy banues në Shkodër kanë rënë në pranga pasi janë kapur me 25.4 gram lëndë narkotike Heroinë.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër
Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./LajmiFundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.