Ishte i shpallur në kërkim, Policia e Sarandës arreston 45-vjeçarin

Kliko per me shume info

Policia në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ka arrestuar një 45-vjecar banues në Zall-Her, Tiranë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Artur Qorri, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policise:

Policia Sarandë në vijim  të punës së saj për kapjen dhe ndalimin e të gjithë
shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kanë kapur dhe
ndaluar shtetasin :
Artur Qorri, 45 vjeç, banues në Zall-Her,Tiranë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë
“Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dahje” dhe “Prodhimi dhe
mbajtjan pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga neni 88
dhe 278 të Kodit Penal.
Ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2017 në lagjen “Nr.1”, Sarandë, ku gjatë një
konflikti ky shtetas sëbashku me disa të tjera janë konfliktuar dhe kanë përdorur armë
zjarri ndaj njëri-tjetrit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të
mëtejshme proceduriale./LajmiFundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.