Politikani paguan dëmin/ Tetë ditë burg për gomerët që shkelën ligjin

Kliko per me shume info

Duket si sajim por në fakt është fakt i konfirmuar edhe nga mediat vendase. Tetë gomerë të cilët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme në Indi janë “burgosur” për katër ditë.

Sipas New Delhi TV, gomerët kanë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë.

Kliko per me shume info

R.K. Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomarët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut.

“Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomarët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomarët”, ka shtuar ai.

Gomarët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.