Policia jep detaje për vrasjen e adoleshentit në Kukës: Ja si ndodhi ngjarja

Aktualitet

Policia e Kukësit ka dhene detaje lidhur me vrasjen e një adoleshenti, ngjarje që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Kukësit.

“Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17-vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar”, bën me dije policia.

Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Sakaq mësohet se është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e përdorur nga 17-vjeçari R.M..

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

ME TE LEXUARAT