Policia u përgjigjet akuzave për arrestimin e milionerit 25-vjeçar

Policia e Shtetit përmes një reagimi zyrtar ka dhënë sqarim rreth arrestimit të biznesmenit Orest Sota në Elbasan, duke i quajtur pretendimet dhe akuzat e opozitës vetëm spekulime.

Kliko per me shume info

Në reagim thuhet se Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit rishpreh keqardhjen për akuzat politike dhe pa asnjë bazë ligjore apo faktike, mbi ndalimin e shtetasit Orest Sota.

Policia e Shtetit rithekson se ka kryer detyrën dhe respektuar procedurën ligjore pikë për pikë.

Pretendimet e opozitës janë spekullime politike dhe s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën e punës së bërë nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Policia e Shtetit i siguron të gjithë qytetarët se ajo ka bërë detyrën, po bën detyrën dhe do të bëjë detyrën e saj, pa asnjë ndikim politik në luftën me krimin e organizuar, krimin ekonomik e çdo lloj tjetër kriminaliteti.

Pas përmbylljes me sukses të plotë të luftës për çrrënjosjen e kanabisit nga territori i vendit, Policia e Shtetit ka hyrë në fazën e dytë të kësaj lufte, e cila do të përshkallëzohet javë pas jave.

Edhe arrestimi sot i një rrjeti trafikantësh në Tiranë e tregon qartë vullnetin e Policisë së Shtetit, për të goditur rrjetet dhe elementet kriminale që janë përfshirë në trafiqe, si edhe sekuestruar asetet financiare të përfituara nga aktiviteti kriminal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here