Denoncimi/ “Ja si i dhunon policia bashkiake e Kamzës qytetarët tetraplegjikë”

Kliko per me shume info

Një qytetar ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia bashkiake e Kamzës.

Kliko per me shume info

Qytetari ka dërguar një video për nismën “Thurje” ku thekson se grupi i personave para dhe tetrapelgjik kanë kërkuar një takim me kryebashkikaun Mziu për shkak të problemeve me të cilat ata përballen.

Sipas qytetarit, kryebashkiaku jo vetëm nuk pranoi të fliste me ta por dha urdhër të dhunoheshin.

Denoncimi:

Nisma, jemi një grupim personash para dhe tetraplegjikë që jetojmë në Kamëz dhe dje i kërkuam një takim Kryetarit Mziu për një barrë me probleme që kemi si vonesa e pensioneve, pagesa e plotë e taksave edhe pse ne kemi status e përjashtohemi, mungesa e infrastrukturës dhe injorimi që na bën bashkia. Kryetari nuk na priti dhe në shenjë revolte bllokuam derën e institucionit sepse ai ishte aty dhe fare mirë mund të vinte e të fliste me ne pak minuta për të na dëgjuar. Jo vetëm që nuk erdhi por dha urdhër që të rriheshim. Siç duket në pamje policia njërin e hodhi ne shesh e mua tentuan por nuk ja dolën dot. Këta janë të fortë me ne dhe lepuj me ata që shkelin ligjin.
Turp!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.