Policia rrethon “Santa Quaranta-n”, sekuestrohet hoteli dhe pasuritë e Klement Balilit

Aktualitet

Eshtë zbatuar sot kërkesa të Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës për vendosjen e sekuestros për disa prona të familjes së Klement Balilit.

Pasurive dhe hotelit të ish-kreut të Transporteve në Sarandë, të dyshuar për trafikant droge i është vendosur sekuestro preventive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime bëjnë me dije se dhjetëra forca policore kanë shkuar në kompleksin e njohur të Balilajt, Santa Quaranta. Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës drejt Europës.

Por tashmë kur ka kaluar një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, mes tyre edhe për resortin turistik “Santa Quaranta”.

Pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa apartamente në Sarandë.

ME TE LEXUARAT