Policia rrugore në aksion, “kap mat” 62 drejtues automjetesh, u heq patentat (Video)

Plot 62 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë inspektimit në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz.

Sipas policisë, lejet e drejtimit janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara. Në këtë aks rrugor u evidentuan përmes radarit, automjete që qarkullonin me mbi 80 km/orë deri në 120 km/orë.

Kliko per me shume info

“Në kuadrin e javës së sigurisë rrugore, sot jemi vendosur në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz. Gjatë ditës së sotme janë konstatuar dhe janë ndëshkuar rreth 62 drejtues mjetesh për shkeljen e tejkalimit të normave të shpejtësisë më shumë se 20 kilometra në orë. Kontrolle të tilla do të vazhdojnë në të gjithë segmentet të tjera rrugore në Kamëz dhe në rrugët dytësore përgjatë autostradave, në rrugë urbane dhe në rrugë interurbane për shkak të ndodhjes së aksidenteve të tip mjet me këmbësor, mjet me mjet.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë orarit të ditës. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe çdo normë tjetër të Kodit Rrugor, e cila sjell ngjarje rrugore të padëshirueshme për asnjërin nga ne”, deklaroi Blerim Gjini, specialist për sigurinë dhe qarkullimin rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.

Me Policine Rrugore te Tiranes, në aksin rrugor Fushë-Krujë -Kamëz. 101 km/orë në zonë të banuar. E pa pranueshme e pa falshme.Gjate dites se sotme ne kete aks jane pezulluar 62 leje drejtimi per shpejtesi mbi 80 km/orë deri në 120 Km/orë. Shpejtesi e matur me Radar elektronik Tru cam.Specialisti per Sigurine dhe Qarkullim rrugor ne Komisariatin e Policise Rrugore Nenkomisar Blerim Gjini, apel drejtueseve te automjeteve per te respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Posted by Policia e Shtetit on Mittwoch, 22. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here