Vajza e denoncoi të humbur, Policia i jep lajmin e trishtë për babanë: E gjetëm të pajetë

Kliko per me shume info

Eshtë gjendur i pajetë në një zonë të pyllëzuar 56 – vjecari që ishte shpallur i zhdukur nga e bija e tij.

Burime nga Policia e Tropojës bëjnë me dije se në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 29.11.2017, në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetasit J.M, të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.