Policia jep detajet/ Si ndodhi aksidenti i eskortës së Kryeministrit Rama

Kliko per me shume info

Në një informacion të fundit, policia ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti i eskortës së kryeministrit Edi Rama.

“Më datë 27.11.2017, pak minuta me parë, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Kliko per me shume info

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Voslkswagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”që udhëtonte para tij dhe uli shpejtesinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës.

Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes/lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.