Policia italiane arreston shqiptarin me kokainë dhe pistoletë Beretta

Policia e Bergamos arrestoi një emigrant shqiptar S.S. 40 vjeç me akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe armëmbajtjes pa leje.

Kliko per me shume info

Atij iu kapën në banesë mbi 600 gramë kokainë e pastër si edhe një pistoletë e markës Beretta kal. 9mm si ato në armatim të karabinierisë italiane. Ju konfiskuan edhe 1250 euro si të dyshuara të fituara nga shpërndarja e drogës.

I arrestuar në kushtet e flagrancës emigranti shqiptar u dërgua në Burgun e Bergamos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here