Policia i gjen 1 kg heroinë në makinë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Brindisi, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, heroinë.

Sipas mediave vendase, karabinierët ndaluan për verifikim një makinë me të cilën udhëtonin tre persona, dy prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë. Policia dyshoi kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu kontrolloi të gjithë automjetin.

Kliko per me shume info

Si pasojë, gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogram heroinë, e mbështjellë me një letër alumini. Mediat italiane shkruajnë se të gjithë u morën nga pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij dhe më pas iu vunë prangat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here